FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Butragueno: Reali është i fortë edhe pas largimit të Ronaldos

Emilio Butragueno, drejtor i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, foli me gazetarët gjatë eventit “Movies Sporti & TV 2018″, në Milano. Ai analizoi situatën në klubin merengues.

“Ende nuk kemi kaluar as gjysmën e sezonit. Kemi një ekip të madh dhe jemi optimistë për mundësinë e fitimit të të gjitha garave, në të cilat marrim pjesë.

Cr7? Ne mbetemi Real Madridi edhe pa atë. Ronaldo është një lojtar i madh dhe do të jetë gjithmonë pjesë e madhe e historisë sonë. Megjithatë, jemi të bindur se kemi një ekip shumë të fortë, pavarësisht mungesës së tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivat? Do të shohim çfarë do të ndodhë, por dihet shpirti i ekipit të Real Madridit. Ka pritshmëri të mëdha ndaj nesh, por po e përsëris: duam të kemi sukses në të gjitha garat”, tha Butrageno për “RMC Sport”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?