FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Buzëqesh” Interi, ja kur do të rikthehet në fushat e blerta

Radja Nainggolan nuk ka asnjë dëmtim serioz. Mesfushori belg i Interit mund të rikthehet në fushë pas 2 javësh pikërisht në sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në grupin B të Champions League që do të zhvillohet në 6 nëntor.

30-vjeçari ka marrë vetëm një goditje në kavilie dhe me shumë gjasa do të humbasë vetëm 3 ndeshjet e ardhshme të Interit, duelin ndaj Barcelonës në “Camp Nou” dhe takimet e kampionatit me Lazion e Genoan për të qenë gati për duelin e 6 nëntorit ndaj Barcelonës në “San Siro”.

Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin Luciano Spalletti, i cili do të ketë në dispozicion shumë shpejt një nga “shtyllat” e mesfushës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?