“Buzëqesh” Luis Enrique, një rikuperim i rëndësishëm për sfidën me Bayernin

PSG sheh një rreze shprese nga infermieria në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Në horizont është gjysmëfinalja e parë e Champions League ndaj Bayern Munich, e planifikuar për të martën.

Sipas komunikimit zyrtar të klubit, pak para konferencës për shtyp të trajnerit Luis Enrique, gjendja e Vitinha paraqitet në përmirësim. Mesfushori portugez kishte pësuar një inflamacion, por po vijon trajtimin dhe situata aktuale lë vend për optimizëm të kujdesshëm sa i përket rikthimit të tij në dispozicion për përballjen europiane.

Ndryshe paraqitet situata për Nuno Mendes. Mbrojtësi i majtë, i dëmtuar në ndeshjen kundër Liverpool, nuk është përmendur në raportin e fundit mjekësor, duke lënë ende të paqartë gjendjen e tij fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?