“Buzëqesh” Panucci, rikthehet në fushë “luftëtari” Abrashi

Amir Abrashi është aktivizuar për 63 minuta në sfidën miqësore që Freiburg zhvilloi ndaj Mainz ditën e shtunë, takim që përfundoi në barazim 2-2. Edhe pse vinte nga një mungesë e gjatë mesfushori shtatshkurtër shfaqi të gjithë gritën e tij në këtë ndeshje miqësore që dëshirën që e karakterizon për të luajtur futboll dhe për të mos u dorëzuar kurrë.

2 vitet e fundit kanë qenë të vështira për Abrashin i cili ka vuajtur dëmtimet e shpeshta, madje në këtë sezon nuk ka debutuar ende. Megjithatë 28-vjeçari tashmë është gati për të luajtur rregullisht dhe nëse Abrashi arrin të kapë formën ideale, atëherë trajneri Panucci do të ketë një luftëtar më shumë për sfidat e para të Shqipërisë në eliminatoret e kampionatit europian që do të zhvillohen në muajin mars ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?