Bylis nuk ndalet në merkato, zyrtarizon 3 afrime
Bylis vijon përforcimet për sezonin e ri. Skuadra ballshiote ka zyrtarizuar afrimet e tre futbollistëve të talentuar me shumë prespektivë për të ardhmen.
Sulmuesi Arbër Mehmetllari i cili është pjesë edhe e përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë i është bashkuar Bylisit pasi presidenti Besnik Kapllanaj ka arritur akordin me Lokomotivën e Zagrebit që zotëron kartonin e lojtarit i cili në sezonin e fundit u aktivizua te Luftëtari.
Mallakastriotët kanë arritur marrëveshjen edhe me mbrojtësin Armenis Kukaj, futbollist që është aktivizuar me Vllazninë dhe Luftëtarin ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Bylisit. Ndërkohë Xhoi Macolli është një tjetër i ri me prespektivë që sezonin e ardhshëm do të luajë në Adush Muça.
KOHA JONË SONDAZH

