Bylis triumfon ndaj Teutës, garë e “ndezur” për mbijetesë

Bylis ka siguruar një fitore me peshë në garën për mbijetesë, duke mposhtur 2-0 Teuta në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kategoria Superiore.

Takimi nisi vrullshëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e tretë me anë të Emini, që përfitoi nga një devijim për të dërguar topin në rrjetë dhe për të ndezur festën në stadium. Pas golit të pësuar, Teuta reagoi duke krijuar disa raste të rrezikshme, plot pesë në pjesën e parë, por pa arritur të konkretizojë përballë portës.

Në startin e pjesës së dytë, durrsakët menduan se barazuan me golin e Zogos, por tentativa e tij u anulua për pozicion jashtë loje. Kur gjithçka dukej e hapur, ishte Camara ai që mbylli përfundimisht llogaritë në minutën e 95-të, duke realizuar golin e dytë për Bylisin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë këtij suksesi, Bylis ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë me tre pikë më shumë, duke humbur një mundësi për t’u shkëputur në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?