Cafu: Ancelotti trajner special, Maradona nuk krahasohet me asnjë!
I përfshirë në skuadrën më të mirë të të gjitha kohërave nga revista e njohur France Football, ish-mbrojtësi i Milan, Roma dhe kombëtares së Brazilit, Cafu, ka folur trajnerët që ka patur gjatë karrierës së tij.
“Kam patur një marrëdhënie të mirë me të gjithë trajnerët e mi, Besoj se kam qenë një lojtar shumë i lehtë për t’u stërvitur sepse kam qenë shumë i disiplinuar.
Nëse duhet të veçoja njërin, do të thoja Carlo Ancelotti me të cilin kam një marrëdhënie shumë të mirë miqësie. Më ka ndihmuar dhe më ka kuptuar kur kisha probleme personale.
Maradona? Ka qenë futbollisti më i fortë i të gjitha kohërave. Ishte magji kur luajta kundër tij. Njëherë kam luajtur edhe ndaj një mostre si Pele, por asnjë nuk është si ai (Maradona), në ditëlindjen e tij të pesëdhjetë në Milano, 1990”, ka thënë Cafu për France Football.
KOHA JONË SONDAZH

