Çahet tribuna në një stadium në Portugali, shtyrja e ndeshjes shmangu tragjedinë (FOTO)
Të hënën në mbrëmje u zhvillua ndeshja e kampionatit portugez mes Estoril dhe Portos, teksa respektivisht ata mbajnë vendin e fundit dhe të dytë në renditje. Dueli u shty për të paktën për 45 minutat, ndërkohë që rezultati ishte 1-0 për ekipin vendas.
Një grup i madh tifozësh, kryesisht mbështetës të skuadrës nga Oporto, u dyndën në fushë pasi vunë re në tribunë një plasaritje të madhe të strukturës, që rrezikoi shembjen e tribunës ku ata ishin akomoduar. Pas ndërprerjes u vendos që ndeshja të shtyhej, pasi nuk ishin kushtet për ta vijuar më tej.
Në faqen zyrtare, skuadra e Portos ka publikuar foto që tregojnë qartë dëmtimet e tribunës së impiantit të Estorilit. Sipas të dhënave të para, një prej rreshtave të tribunës u zhyt disa centimetra duke k ngjallur panik te tifozët. Tribuna në fjalë ishte ndërtuar vetëm pak kohë më parë, por rreth 2500 tifozë duket se rrezikuan seriozisht edhe pse nuk bëhej fjalë për një numër të madh fansash. /Koha Jonë/



KOHA JONË SONDAZH

