Cambiasso tërhiqet nga futbolli, merr licencën e trajnerit

“Chucu” për Interin do të mbetet një Legjendë. Estaban Cambiasso një ndër kolonat e Interit të Mourinhos që në 2010-tën fitoi gjithcka, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 37-vjecare, për t’iu përkushtuar tërësisht profesionit të trajnerit. Para pak ditësh, Cambiasso, kaloi me sukses provimet duke marrë licensën e trajnerit në Covercianno dhe që nga ky momentit ai mund të drejtojë të gjitha skuadrat e sekorit të të rinjëve në Itali deri në Serinë C.

Pasi i përfundoi kontrata me Olympiacosin dhe meqënse ende nuk kishte gjetur një skuadër të re për të vijuar karrierën, argjentinasi vendosi ti japë fund karrierës me Cambiasson që ka menduar se ky është momenti i duhur për të thënë stop. Me inteligjencën e tij taktike dhe mënyrën sesi e koncepton futbollin, ai ka të gjitha premisat për tu bërë një trajner i madh. Për Cambiasson tashmë fillon një jetë e re ajo e trajnerit me ëndrrën se do të jetë do të jetë i ulur në stolin e Interit.

Cambiasso është futbollisti i tretë argjentinas që ka fituar më shumë trofe gjatë karrierës së tij plot 24, vetëm Messi me 31 dhe Di Stefano me 26 kanë bërë më mirë se ai. I rritur te Argentinos Jrs dhe më pas te skuadra B e Realit të Madridit, Cambiasso u afirmua si futbollist te Indipendiente dhe River Plate me të cilët fitoi edhe një titull të Clausuras në Argjentinë. Në 2002 ai u rikthye te Reali i Madridit duke fituar 4 trofe me Los Blancos. Në 2004-tën karriera e tij mori një tjetër rrjedhë, pasi falë intuitës së Marco Brancës, Cambiasso u transferua tek Interi me parameter zero. Në 10 vite te zikaltërit ai shëndërrua në një lider të mesfushës ndërsa ishte një nga heronjtë e tripletës së famshme të fituar në vitin 2010.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?