FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Camp Nou” si “Air Albania”, do të bëhet qendër vaksinimi në Spanjë

Stadiumi “Camp Nou” do të shndërrohet në një qendër të madhe vaksinimi. Kjo është ajo që raportohet nga Spanja, teksa autoritetet kanë zgjedhur stadiumin mitik si hapësirën më të përshtatshme për të kryer vaksinimin masiv të popullatës në Katalunjë.

Në mediet spanjolle raportohet se po ndiqet shembulli i stadiumeve në Shtetet e Bashkuara, teksa edhe në Shqipëri është ndjekur e njëjta strategji për vaksinimin ndaj Covid-19.

Autoritetet qeveritare kanë biseduar me drejtuesit e Barçës në lidhje me hapjen e stadiumit për këtë qëllim dhe ata janë shfaqur bashkëpunues. Fakti që do të bëhet në një impiant të tillë, shihet si nxitës edhe për të bindur ata që nuk kanë besim te vaksinat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?