FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çani ‘dredh’ Partizanin, ndaj Lushnjës luan Sukaj

Sulmuesi do të shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit për të lënë pas shpatullave dëmtimin që po e mundon. Vizitë mjekësore në Itali, në fundjavë pritet të fitojë një fanellë titullari Sukaj

Nuk ka fund odiseja e Edgar Çanit, pasi problemet fizike po e pengojnë të shprehet në maksimum dhe duket se Partizani është nxituar që e ka aktivizuar në javët e shkuara. Në fakt, historia e Çanit dihet: në maj kreu një operacion delikat dhe i duheshin rreth 3 muaj për të rigjetur formën e plotë fizike dhe për të nisur stërvitjen me ritëm të lartë. Tani jemi në fund të shtatorit, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve dhe sulmuesi duhet të presë ende, për të gjetur formën optimale.

PROBLEMET – Starti i fazës përgatitore me vonesë, në mesin e gushtit, futi nën presion Partizanin, që duhej të arrinte formën optimale me urgjencë, me kampionatin në horizont. Çani u afrua si shpresa e madhe për të fituar titullin dhe duhej të zëvendësonte menjëherë një si Ekuban, i cili te Partizani ishte superstar për një sezon. Problemi është se Çanit ndoshta iu kërkua më shumë nga ç’mund të përballonte në atë kohë dhe herë pas here nuk stërvitej dot me ngarkesë të plotë. Edhe kur mediat, duke nisur nga “Sport Ekspres”, raportuan se sulmuesi kishte probleme fizike dhe duheshin disa javë para se të arrinte formën e plotë, sërish nga Partizani pati përgënjeshtrim, aq sa doli vetë Çani, i cili deklaroi se ishte shumë mirë dhe mediat shpifnin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?