Çani flet pas super golit: Kur festova kërceva më shumë se kur shënova!

Edgar Çani më në fund ka gjetur golin e parë me Partizanin pas 26 javësh. Sulmuesi ishte më i miri në fitoren ndaj Flamurtarit, teksa pas takimit tregoi edhe emocionet e golit.

“Jam shumë i kënaqur pasi në gjithë këto muaj që kam ndenjur jashtë, kam punuar shumë dhe me durim. Më në fund erdhi edhe goli, që i dha 3 pikët skuadrës dhe jam i lumtur.

Titullar në të ardhmen? Nuk e di, sepse po punojmë që të rikthehem në formë plotësisht dhe të shohim. Po punoj mirë dhe besoj sa më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivaliteti? Konkurrencë kam, pasi edhe kur nuk kam luajtur, Partizani ka arritur të shënojë, sepse sulmuesit e tjerë kanë dhënë maksimumin. Tani unë jam një sulmues më shumë në dispozicion të ekipit dhe do mundohem të jap kontributin tim. Në planet e fillimit, do të isha sulmuesi kryesor, por dëmtimi na penalizoi dhe tani dua të shijoj rikthimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Goli i anuluar? Nuk mendoj se ka nevojë për opinion ky rast, pasi isha në pozicion të rregullt. Gjithsesi, si ne, edhe arbitrat gabojnë, pasi janë njerëz dhe duhet t’i mirëkuptojmë. Shpresoj të mos ketë qenë i qëllimshëm.

Kërcyet më shumë kur shënuat, apo kur festuat? Mendoj se kur festova…(qesh)”, u shpreh Çani për Super Sport pas ndeshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?