FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Capello: Më mirë që Italia do të ketë përballë Belgjikën, Jorginho simbol!

Kundërshtarja e Italisë në çerekfinalet e Euro 2020 do të jetë Belgjika e Romelu Lukakut. Përfaqësuesja belge, e drejtuar nga Martinez, mundi 1-0 Portugalinë e Cristiano Ronaldos në raundin e 1/8-ave falë golit të Thorgan Hazard. Duke analizuar kundërshtarët e ardhshëm të të kaltërve, Fabio Capello, mendon se belgët janë një kundërshtar më i kalueshëm.

“Belgjika nuk më duket një skuadër që luan hapur, belgët luajnë të varur nga Lukaku. Më vjen keq për De Bruyne, por le të shpresojmë që nuk do të mund të riaftësohet në kohë, sepse është lojtar që bën diferencën. Ata janë një ekip që kur vendoset në zonën e mbrojtjes, është shumë e vështirë për ta mposhtur. Belgjika është skuadër e fortë, megjithatë mendoj se ndaj Portugalisë Italia do ta kishte pasur më të vështirë. Kemi potencial për të avancuar.

Simbol i kësaj Italie? Jorginho, ai është lojtari i Mancinit. Ishte një futbollist që nuk më bindte plotësisht, por në ndeshjet që pashë drejtpërdrejt kuptova që është një mesfushor që di të qëndrojë në fushë dhe di të menaxhojë ekipin. Vetë fakti që Italia nuk ka pësuar shumë gola është për shkak të aftësisë së tij për t’u ndërhyrë kundërshtarëve në momentin e duhur”, deklaroi Capello.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?