Casillas këshillon Donnarumma-n: Largohu nga Milani!

Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka folur në lidhje me të ardhmen e italianit Gianluigi Donnarumma. Casillas ka shpërndarë një postim në Twitter ku thekson se portieri duhet të largohet nga Milani.

“Në opinionin tim, Donnarumma duhet të luajë në një klub me më shumë traditë. Gabimi im! Milani ka traditë. E kam fjalën për një klub me më shumë forcë në Europë”, shkruan spanjolli.

Donnarumma në fakt po kalon një sezon shumë të mirë te Milani, duke qenë protagonist në shumë ndeshje me pritje shpëtimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?