Cazorla befason Realin me dopietë, Villareal ndal kampionët e Botës (VIDEO)

Real Madrid nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Villareal. Dueli i prapambetur i javës së 17-të nisi me një ritëm të çmendur teksa vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 4-t me një super gol të Santi Cazorla-s.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm 3 minuta, pasi Benzema do të barazonte menjëherë rezultatin duke shfrytëzuar një krosim fantastik nga Lucas. Në minutën e 20-të, Varane shënoi golin e përmbysjes momentale pas një goditje me kokë.

Villareal nuk dorëzohet duke tentuar barazimin gjatë gjithë pjesës së dytë. Në minutën e 82-të, Santi Cazorla do të “ngrite peshë” tifozët e nëndetësve të verdha duke i dhënë një pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij. Reali mbetet në vendin e katërt me 30 pikë, ndërkohë që Villareal mban vendin e 17-të. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?