Ceferin i rikthehet dënimit të Juventusit: Ishte logjik, nuk respektuan rregullat!
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin është rikthyer që të flasë për përjashtimin e Juventusit nga kompeticionet evropiane në sezonin e ri: “Më duket logjike që një klub që nuk ka respektuar rregullat përjashtohet nga garat evropiane. Ishte një vendim i drejtë nga një organ i pavarur siç është organi i kontrollit financiar të klubeve.
Të përjashtohej kur të kthehej në Champions? Nuk mund të ndëshkoni një klub për 10 vjet nëse ka bërë diçka të gabuar tani. Nuk mund të vendosni të përjashtoni Juven në 2028 ose kur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve të ardhshëm”, tha presidenti i UEFA-s për l’ Equipe.
Ceferin më pas pranoi se për bardhezinjtë është një ndëshkim i rëndë veçanërisht nga pikëpamja ekonomike: “Për çdo klub europian një dënim si ai i pësuar nga bardhezinjtë është i rëndësishëm dhe shkakton një humbje ekonomike nga 40 deri në 50 milionë euro. Nuk është gjë e vogël, sidomos nëse je një klub në vështirësi të rënda financiare”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

