Endri Çekiçi po kalon një formë të jashtëzakonshme me Konyaspor-in në Turqi. Mesfushori i Kombëtares tonë ka shënuar dy gola ndaj Trabzonsporit, në duelin që po luhet ende aktualisht.
I pari është një kryevepër e vërtet. Në minutën e 20-të, pas një krosimi nga e djathta, Çekiçi me një veprim shumë të bukur akrobatik arrin që ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.
Edhe në fillimin e pjesës së dytë, mesfushori shqiptar dhuron spektakël duke shmangur dy mbrojtës me një veprim shumë të bukur dhe më pas lëshon një të majtë të hidhur në cepin e portës. Dy gola shumë të bukur, që po i japin fitoren Konyasporit. /R.Lika-Koha Jone/
https://www.youtube.com/watch?v=NRVAsgCZMcI
https://www.youtube.com/watch?v=2SwrMXZYI5s
