VIDEO/ Çelsi ndalet sërish në kampionat, këtë herë nga Leisteri

Çelsi vazhdon të vuajë në kampionat. Skuadra që drejtohet nga Antonio Konte është ndalur në një barazim të bardhë pa gola ndaj Leisterit. Butë e Londrës u shfaqën dukshëm të lodhur edhe në sfidën e sotme ndaj “Dhelprave”, pasi luajtën në 20 minutat e fundit edhe me një lojtarë më shumë në fushë pas daljes me karton të kuq të Çiluell.

Konte ndërkohë luajti me skemën 3-5-1-1, teksa Morata ishte shumë i izoluar në fazën e avancuar. Me këtë barazim Çelsi mbetet në kuotën e 47 pikëve, në vendin e 3, por rrezikon shumë që të shkëputet nga Junajtid nëse “Djajtë e Kuq” fitojnë ndaj Stoke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?