Çelsi zyrtarizon Emerson Palmerin, 20 mln euro në “arkat” e Romës

Çelsi ka zyrtarizuar ardhjen e Emerson Palmieri nga Roma.  Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar për katër vite e gjysmë, ndërsa do të mbajë fanellën me numrin 33.

Flitet se transferimi është kompletuar për shifrën e 20 milionë eurove dhe 6 milionë euro bonuse.

“Kam ardhur këtu pasi është një klub i madh me një histori të madhe. Kur e vesha fanellën e pash se çfarë ndjesie e madhe është të jesh në një klub kaq të madh. Futbollin anglez e ndjek që në moshën 15 vjeçare. Zhvillohet një lojë shumë e bukur dhe më e bukur do të jetë kur do të luaj këtu”, ka thënë Emerson në prezantim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?