Çerekfinalet e kthimit të kupës, Magani: Tiranë sulmuese, për kualifikimin në Fier

Tirana dhe Skënderbeu janë dy ekipe pretendente për titull, që duhet të fitojnë ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, për të siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Skënderbeu barazoi 1-1 me Flamurtarin në Vlorë dhe e i pret sot vlonjatët në Korçë ku duhet të fitojë, ose të shënojë një barazim pa gola, për të avancuar më tej. Tirana, akoma më keq, i duhet të fitojë në transfertën e Fierit, ose të arrijë një barazim me më shumë se dy gola, për kualifikimin. Trajneri i Tiranës, Gugash Magani, e pret i qetë kualifikimin nga futbollistët e tij, për të mos dështuar në një kompeticion ku bardheblutë synojnë të ngrenë lart trofeun. – “Rezultati i ndeshjes së parë na detyron qëtë kërkojmë me çdo kusht fitoren, për t’u kualifikuar. Apolonia është një skuadër e rrezikshme, që luan futboll por ne nuk kemi alternativë tjetër veçse fitores,” – thekson Magani, i cili është përgatitur për fitore, si alternativa e vetme që të arrijë kualifikimin. – “Loja jonë do të ketë theks të theksuar sulmues, pra do të luajmë me shumë lojtarë të avancuar. Por nga ana tjetër nuk duhet të prishim ekuilibrat në fazën mbrojtëse. Kushdo që do të zbresë në fushë, duhet ta ketë parasysh këtë fakt.”   Apolonia e Fierit drejtohet nga  Artan Mërgjyshi, dhe ka pak shanse për mbijetesë, në kampionat. Megjithatë, fierakët morën një barazim të çmuar në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, ku barazuan 2-2, dhe i presin sot me optimizëm në fushën e tyre bardheblutë. Trajneri i Tiranës, Gugash Magani, shprehet se pavarësisht ndeshjes së kthimit që do të luhet në Fier dhe mungesës së Ndikumana, bardheblutë në çdo rast do të kërkojnë të fitojë dhe të kalojnë më tej. – “Lajmi i mirë është fakti që na rikthehet Ervin Bulku, i cili do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje, ndërsa lajmi i keq është mungesa e Ndikumana. Por ne nuk mund të kemi asnjë justifikim, pasi kemi lojtarë të tjerë të aftë për të marrë fitoren në Fier,”  – thekson trajneri i Tiranës.  Pas përballjes së sotme me Apoloninë në Fier, në fundjavë 24-herë kampionët e Shqipërisë do të kenë një tjetër takim të vështirë, në transfertë, ndaj Laçit. Trajneri Gugash Magani këmbëngul se do të mendojë vetëm pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, me Apoloninë, ku kërkon kualifikimin, për të bërë më pas llogaritë me takimin e ardhshëm, ku skuadra e tij pas javës së 22-të në Kategorinë Superiore ndan kreun me Kukësin, falë golavarazhit, në garë për titull.

 

Kupa e Shqipërisë – Çerekfinalet

Swiss Digital Desktop Reklama

Tëmërkurën  – Ndeshje e kthimit

Swiss Digital Mobile Reklama

 Skënderbeu-Flamurtari  (1-1)                   14:00

 Laçi-Partizani              (0-2)                   14:00

Kukësi-Vllaznia            (0-2)                    17.00

Apolonia- Tirana         (2-2)                     17:00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?