FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çështja Dembelé, administratori i Dortmundit tallet me Barcelonën

Administratori i Borussia Dortmund Hans-Joachim Watzke është tallur me Barcelonën, duke hedhur poshtë pretendimet se klubi katalanas është pranë marrëveshjes me klubin gjerman për francezin Ousmane Dembelé.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Pep Segura, tha se klubi i tij po bisedon me Liverpool e Dortmund për Coutinho e Dembelé, duke sqaruar se firma është çështje ditësh.

Watzke kundërshtoi pretendimin e Seguerës, duke shtuar se katalanasit janë të trullosur nga humbja me Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mund ta shpjegoj dot atë që thotë Seguera”, deklaroi Watzke për Kicker. “I vetmi shpjegim është që Real Madrid e ka trullosur Barcelonën gjatë ndeshjeve të Superkupës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona u mund 1-3 në Camp Nou dhe 0-2 në Bernabeu, ku Real shfaqi superioritet total.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?