Çfarë ndodh kur Barcelona nënshkruan me një futbollist të Liverpulit?
Lajmi i transferimit të Felipe Kutinjos te Barcelona nga Liverpuli ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Sulmuesi brazilian, në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Interit, ndërkohë që tashmë blaugranët paguan 160 milionë euro për kartonin e tij.
Ky nuk është transferimi i parë dhe i fundit në aksin Katalonjë-Mersesajd, teksa në vitet e fundit ka qëlluar që të jenë transferime të goditura për Barcelonën.
Në vitin 2010, pas Kupës së Botës, Barcelona bleu nga Liverpuli Javier Maskeranon, i cili u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm në vitet e fundit. 22 milionë euro të shpenzuara mjaft mirë për të fituar më pas edhe Ligën e Kampionëve.
Në vitin 2014, historia përsëritet. Barcelona nënshkruan me Luis Suarez, për të cilin u pagua shifra e 75 milionë sterlinave, duke u bërë një ndër transferimet më të kushtueshme në historinë e futbollit.
Rezultatet nuk vonojnë, teksa falë golave të tij, Barcelona fiton kampionatin, Kupën e Spanjës dhe Champions League. Tashmë historia mund të përsëritet edhe me blerjen e Kutinjos. Katalanasit në 1/8 e Championsit do të përballen me Çelsin, kampionatin e kanë thuajse të fituar, ndërkohë që janë në garë edhe në Kupë. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

