Champions League, Chelsea e Bajer Mynih, gjigantët rikthehen si favoritë

Rikthehen emocionet, rikthehen ndeshjet e mëdha të kompeticionit më të ndjekur futbollistik në kontinent, në rang klubesh. Champions League do të luajë sot dy ndeshjet e para, ku në fushë do të zbresin dy ekipe pretendente për trofeun. Bayjern Mynih, kryesues i Bundesligës, nën drejtimin  e Pep Guardiola, e ka kthyer vëmendjen nga Champions, ku sot në fushë të Shahktos Donjesk të Ukrainës kërkon medoemos fitoren.  Sakaq, Chelsea i Londrës, kryesues në Premier League për momentin, do të luajë në Paris ndaj PSG, në një përballje tjetër të madhe. Blutë e Hose Murinjos  konsiderohen si një ndër favoritët e trofeut, por trajneri portugez ka bërë thirrje që të kalohen më parë francezët, duke ditur peshën që ka kjo skuadër dhe emrat e mëdhenj në përbërje. Një ditë më pas zbresin kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid, që do të priten nga Shalke 04. Ndonëse ekipi i Murinjos konsiderohet favorit, edhe kjo sfidë pritet të jetë një përplasje interesante. Basel, skuadra ku luajnë kuqezinjtë Gashi e Xhaka, do të presë portugezët e Portos, në një ndeshje tjetër të kësaj jave, ndërsa katër sfidat e mbetura do të luhen javën që vjen.

Champions League

 Raund i 1-16/ Sot

Swiss Digital Desktop Reklama

20:45 PSG -Chelsea

Swiss Digital Mobile Reklama

20:45 Shakhtar D. -Bajern M.

Nesër

20:45 Basel – Porto

20:45 Schalke – Real Madrid

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?