Champions League me 36 ekipe nga viti 2024, ja detajet e formatit të ri
Champions League duke filluar nga viti 2024 do të jetë me një format ndryshe. Në formatin e ri të Champions do të marrin pjesë edhe katër skuadra shtesë, pra 36 nga 32 që janë aktualisht.
Sipas “The Times”, dy do t’i jepen vendeve që kanë arritur rezultatet më të mira në kupat europiane të sezonit të kaluar. Pra në rast se do të ndodhte këtë vit, do të shtohej një vend për Premier League dhe një vend tjetër për Eredivise (kampionati holandez i futbollit).
Formati i ri dhe ekipet që do të shtohen do të përzgjidhen përmes një kriteri meritokracie bazuar në sezonin paraardhës dhe jo nga historia e tyre, siç kërkonte të bënte Superliga.
Për sa i përket dy ekipeve të tjera që do të shtohen, ato pritet t’i jepen një Francës ose Portugalisë dhe vendi tjetër do të shkojë për kampionët e një prej kampionateve që nuk kanë kualifikim direkt në kompeticionin më elitar europian.
KOHA JONË SONDAZH

