Champions League/ Reali tripletë ndaj Dortmundit, fitojnë dhe Man. City me Napolin
Kanë përfunduar ndeshjen e luajtura mbrëmjen e sotme të fazës së grupeve të kompeticionit të “Uefa Champions League”.
Reali i Madridit ka marrë fitoren e dytë në grupin H, duke mundur në sfidën e dytë skuadrën Gjermane të Borussia Dortmundit në transfertë.
Skuadra e drejtuar nga tekniku, Zinedine Ziande, mori një tre pikësh mjaft të rëndësishëm pas fitores me shifrat 3-1.
Autorët e golave për madrilenët ishin, Gareth Bale që realzoi një gol spektakolar dhe Krisitano Ronaldo që shënoi një dopietë.
Ndërsa, për Borussia Dortmundit golin e vetëm e shënoi sulmuesi Aubameyang.
Me këtë fitore Reali mban vendin e parë së bashku me ekipin e Tottenhamit, që gjithashtu mori fitoren e dytë në grup duke mundur ekipin e APOEL-it në transfertë me rezultatin 3-0.
Fitore të rëndësishme mori dhe Napoli i Elseid Hysajt në fushën e saj kundër Feyenoordit me shifrat e thella 3-0 duke marrë tre pikët e para në grup.
Manchester City mposhti me rezultatin e pastër ekipin e Shakhtar Donetsk 1-0 falë golave të shënuar nga ana e Kevin de Brynee dhe Sterling.
Rezultatet e mbrëmjes së sotme të “Uefa Champions League”.
APOEL 0-3 Tottenham
Besiktas 2-0 Leipzing
B. Dortmund 1-3 Real Madrid
Manchester City 2-0 Shakhtar Donetsk
Monaco 0-3 Porto
Napoli 3-1 Feyenoord
Sevillia 3-0 Maribor
Spartak Moscoë 1-1 Liverpool
KOHA JONË SONDAZH

