Champions League, Xabi Alonso përzgjedh “ekipin e ëndrrave” (Foto)
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të mungonin në listën e ekipit më të mirë të Champions League, ka luajtur në një periudhe kohore, për më tepër se një dekadë. Xabi Alonso e ka fituar dy herë trofeun e Champions League si ish-mesfushor i Liverpulit e Real Madrid, para se t’i bashkohej Bajern Mynih. Ai e ka pasur të vështirë të bëj përzgjedhjen e 11-shes ideale, pasi ka luajtur me kampionë të mëdhenj dhe ka njohur po ashtu kundërshtarë që nga ana e tij meritojnë vlerësime maksimale. Këtë sezon pjesë e Bajern Mynih,spanjolli pretendon të fitojë trofeun e tretë Champions, prandaj në 11-shen ideale, ai zgjedh në portë padyshim shokun e tij të ri të ekipit, Manuel Neuer, që në fakt mori vlerësime maksimale edhe kur u përzgjodh si kandidat për fitimin e Topit të Artë. Në 11-shen më të mirë të përzgjedhur nga Alonso figurojnë edhe legjenda si Paul Scholes dhe Zinedin Zidane, që tashmë e kanë lënë futbollin:
Formacioni ideal, i 15-viteve të fundit në Champions, sipas Xabi Alonso:
Manuel Neuer
Skuadra me të cilat ka luajtur: Schalke, Bayern Munich
E ka fituar trofeun: 2013
Kam luajtur me portierë fantastikë, por ai është më i miri. Nuk është thjesht aftësia e tij që bën pritje të mrekullueshme, por po ashtu është po aq i mrekullueshëm ehe jashtë fushës së blertë. Kjo ndërthurje fantastike e bën atë një portier dhe njeri të madh.
Philipp Lahm
Skuadra që ka luajtur: Bayern Munich
E ka fituar trofeun: 2013
Një lojtar i madh për Bayern, aq sa stili i tij i lidershipit dhe cilësitë që ai zotëron, e bën ekipin të humbë shumë si në rastin e fundit kur është i dëmtuar. Shpresoj të rikthehet dhe të jetë gati për ndeshjen e rëndësishme që kemi në fund të këtij sezoni. Ai pa asnjë dyshim është një ndër pesë mbrojtësit më të mirë në botë, në 10 vitet e fundit.
Sergio Ramos
Skuadra që ka luajtur: Real Madrid
E ka fituar trofeun: 2014
Kur Sergio është psikologjikisht në lartësinë e duhur, gjatë ndeshjes, mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë, në rolin e tij. Ai është një lojtar lider, ka dhënë gjithçka dhe si lojtar i mesfushës ai është nga ata lloj mbrojtësish që i bën shokët e skuadrës të ndihen mjaft rehat në fushë.
Carles Puyol
Skuadra që ka luajtur: Barcelona
E ka fituar trofeun: 2006, 2009, 2011
Ishte kaq i rëndësishëm për suksesin e Spanjës në Euros 2008 dhe po aq edhe kur ne fituam trofeun Kupës së Botës, 2010. Ishte kaq i rëndësishëm në mbrojtje, aq edhe në sulm, saqë i shënoi Gjermanisë në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit.
David Alaba
Skuadra që ka luajtur: Bayern Munich
E ka fituar trofeun: 2013
Një nga ata lojtarë që mendoj se nuk i njihen mirë aftësitë jashtë Gjermanisë dhe Austrisë, ku edhe ka luajtur. Ndoshta qendërmbrojtësi më i kompletuar në botë, ë mund të sulmojë dhe të mbrojë në mënyrë perfekte. Kur iu bashkova Bejernit ishte ai dhe Neuer, ata që më impresionuan më tepër.
Zinedine Zidane
Skuadra që ka luajtur: Juventus, Real Madrid
E ka fituar trofeun: 2002
Kam luajtur kundër tij, kur ai ishte tek Madridi dhe gjithashtu kundër Francës. Më tej, ai sigurisht ishte pjesë e stafit të Realit, kur iu bashkova këtij ekipi. Në kulmin e karrierës së tij, ai ishte një lojtar i një niveli tjetër, që qëndronte mbi të gjithë të tjerët. Arrinte t’i bënte të lehta edhe gjërat më të vështira.
Paul Scholes
Skuadra që ka luajtur: Manchester United
E ka fituar trofeun: 1999, 2008
Në Spanjë nuk mund të besohet sesa i respektueshëm ka qenë ai në futbollin profesionist dhe për gazetarët. Ndoshta sepse ai u tërhoq nga futbolli dhe nuk mori kurrë atë që meritonte në Angli, kjo ngaqë ai pëlqente ta mbante një profil të ulët. Teknikisht mund të luante në çdo ligë tjetër në botë.
Xavi
Skuadra që ka luajtur: Barcelona
E ka fituar trofeun: 2006, 2009, 2011
Një lojtar i tillë inteligjent na ka treguar se nuk është nevoja të vraposh 100 mijë km për të qenë sa më efektiv. Ishte aq i rëndësishëm në sukseset e Spanjës, sepse ne luanim me shumë lojtarë në repartin e mesfushës, por me Xavi-n, nga ku varej e gjithë loja jonë. Kapiteni i Barcelonës, Xavi, ka qenë shpirti i katalanasve për sezone me radhë.
Steven Gerrard
Skuadra që ka luajtur: Liverpul
E ka fituar trofeun: 2005
Ai është edhe një mik i mirë, dhe madje ka pasur influencë në jetën time. Si lojtar, ai është edhe diçka më shumë nga ç’farë duket në fushë. Sjellja e tij, stili i lidership-it dhe vlerat që ai mbart, janë ato që Gerrard i prezanton edhe si kapiten i Liverpulit.
Cristiano Ronaldo
Skuadra që ka luajtur: Manchester United, Real Madrid
E ka fituar trofeun: 2008, 2014
Nëse sheh rekordin e golave që ai ka vendosur tek Real Madrid dhe kur nuk ke dëshmitarë të tjerë përveç vetes, mund të edhe të mos i besosh arritjeve të tij. Kam qenë i privilegjuar që kamë luajtur me lojtarë të mëdhenj, por Ronaldo është më i mirë mbi të gjithë.
Lionel Messi
Skuadra që ka luajtur: Barcelona
E ka fituar trofeun: 2006, 2009, 2011
Të kesh dy lojtarë si Messi dhe Ronaldo në të njëjtën epokë është diçka e rrallë dhe shumë e bukur. Të dhënat individuale që ata zotërojnë, i bëjnë të qëndrojnë gjithnjë të veçuar karshi të tjerëve. Nuk është surprizë që ata e kanë fituar dhe e kanë ndarë Topin e Artë, mes tyre, për disa vite me radhë.
KOHA JONË SONDAZH

