Champions, PSG me mungesa ndaj Chelsea, David Luis: Nëse u shënoj, nuk festoj!

Paris St-Germain ka probleme me një numër lojtarësh të dëmtuar para përballjes së sotme ndaj ekipit anglez të Chelsea, në ndeshjen e parë për 1/16-at, në Champions League. Katër lojtarë janë dëmtuar nga PSG në ndeshjen e fundit të kampionatit francez, ndaj Caen, 2-2. Yohan Cabaye, Marquinhos e Serge Aurier dolën të dëmtuar nga loja gjatë ndeshjes së fundit, ndërsa Lucas ka një problem tjetër edhe mw tw madh me dëmtimin.  Në kampin tjetër Diego Costa rikthehet pas s’kualifikimit dhe do të jetë gati për Chelsea, teksa është përzgjedhur nga trajneri Jose Murinjo.  John Mikel Obi është në dyshim para këtij takimi, pas një problemi me gjurin.  Mbrojtësi brazilian David Luiz ndihmoi Chelsea të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë ndaj PSG, në çerekfinale të vitit të kaluar, për Champions League, por këtë vit ai është në radhët e ekipit francez dhe kërkon të ndihmojë PSG, të kalojë më tej. Lojtari i Kombëtares Franceze David Luis kaloi nga “Stamford Bridge” në Paris gjatë verës së kaluar, për 60 mln euro dhe tani thotë se ka plane të tjera, ndryshe nga sezoni i kaluar. – “Dua të kualifikohemi, siç u kualifikuam vitin e kaluar, por këtë radhë kualifikimin e dua me PSG,” – thekson ai. – “Nëse i shënoj Chelsea, nuk dua të festoj për shkak të respektit që kam, por do të jem i lumtur.” Luiz fitoi Champions League me ekipin e Chelsea në vitin 2012 dhe ndihmoi Blutë të fitonin edhe trofeun e Europa League, vitin e kaluar. Pas largimit të tij, Diego Costa, Cesc Fabregas e Filipe Luis, u janë bashkuar Bluve. – “Ata kanë tre lojtarë me cilësi të rralla. Për mua ata janë më të fortë se vitin e kaluar,” – shtoi braziliani i PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?