Champions, Realit i mjafton Ronaldo, barazon Basel i Xhakës e Gashit

Skuadra zvicerane ku luajnë tre lojtarë të kombëtares sonë, Basel, barazoi  1-1 ndaj Portos në ndeshjen e parë për një vend në çerekfinale të Champions, duke humbur shansin e fitores për të hedhur një hap të madh drejt kualifikimit. Gonzales shënoi në pjesën e parë të ndeshjes golin e fitores, por portugezët barazuan në fund me një 11-metërsh, me Danilo. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka ishin titullarë, ndërkohë që ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë. Ajteti, siç pritej, qëndroi në stol. Skuadra gjermane e Schalke 04 humbi 0-1 me Real Madrid, teksa 10 herë kampionët e Europës që mbajnë trofeun, shënuan me Cristiano Ronaldon në ndeshjen tjetër, që në pjesën e parë dhe Marselo dyfishoi shifrat në pjesën e dytë. Skuadra e Ancelottit hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Në ndeshjet e një ditë më parë, Bajerni i Mynihut barazoi pa gola me Shahktor Donjes dhe Çelsi barazoi 1-1 në Paris, ndaj PSG, duke pritur ndeshjen e kthimit, si më të favorizuar për kualifikimin. Sakaq,  pas ndeshjes në Paris,policia Britanike po analizon fotot që tregojnë tifozët e Chelsea, të cilët ndalën një njeri me ngjyrë në Paris, pas zbritjes nga treni, dhe u tallën me të. Video amatore është shënuar në momentin kur treni po ndalonte në stacionin e Parisit dhe ishte mbushur me tifozë anglezë të cilët në kor thërrisnin: – “ne jemi racistë, jemi racistë sepse kështu na pëlqen.” Policia Britanike është shprehur se po e merr shumë seriozisht incidentin dhe kërkon të identifikojë tifozët, që sipas medieve britanike, turpëruan klubin e tyre, futbollin, vendin,  dhe më gjerë. Në një deklaratë zyrtare klubi i Chelsea dënoi sjelljen e tifozëve.

Champions League

1-16-at/ Dje

Swiss Digital Desktop Reklama

Shalke – Real Madrid         0-2

Swiss Digital Mobile Reklama

Basel-Porto                      1-1

Të martën

Shahktor-Bajern               0-0

PSG-Çelsi                       1-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?