Champions, Shahktor –Bajern 0-0, edhe Çelsi barazim 1-1 në Paris
Për të ndjekur ndeshjen e djeshme të Champions League, ndaj Bajern Mynihut, tifozëve të Shahktor Donjesk u është dashur të udhëtonin rreth 1000 km nga shtëpia e tyre. Stadiumi ku u luajt kjo ndeshje, për shkak të situatës së luftës në Donjesk, ishte Lviv, dhe ndonëse është në Ukrainë, ndodhet 960 km larg nga qyteti i ekipit të Shahktor. Kjo distancë ishte edhe më e largët se ajo që i duhej Bajernit për të udhëtuar nga qyteti i vet drejt Lviv, rreth 700 km. Akoma edhe më e shkurtër ishte distanca nga Londra në Paris, ku tifozëve të Çelsit u është dashur të udhëtonin për të parë përballjen me ekipin francez të PSG. Mediat angleze kanë përdorur ironi në këtë rast, duke komentuar se Parisi është shumë afër me Londrën, duke e krahasuar atë me vuajtjen e tifozëve të Shakhtor, para përballjes së djeshme në Lviv. Jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve për të besuarit e Pep Guardiolës, sepse Alonso u ndëshkua me karton të kuq, duke marfër të dytin të verdhë në 65’, në ndeshjen e 100-të të Champions, dhe duke e lëne Bajerninin me 10 lojtarë, çka vështirësoi pozitat e ekipit gjerman në fushë. Në fund barazim 0-0, që do të thotë se Bajernit i duhet të fitojë ndeshjen e kthimit. Sakaq, në Paris, Çelsin e ndoqën në tribunë edhe ish-trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson dhe ish-lojtari i Djajve të Kuq, Devid Bekam, që duket se janë pajtuar pas zënkës së disa viteve më parë. Blutë shënuan të parët me serbin Ivanoviç, por u ndëshkuan më pas nga Kavani, dhe kjo sfidë përfundoi në barazim 1-1. Fatet e kualifikimit do të varen nga ndeshja e kthimit, teksa Çelsi shihet si më favorit.
Champions League – Të martën
PSG-Çelsi 1-1
Shënues: Ivanoviç 36’/ Kavani 54’
Shahkor D. – Bajern Mynih 0-0
KOHA JONË SONDAZH

