Chelsea-Arsenal/ Wenger: Duam pikë. Conte: Arsenali nuk është në krizë
Vetëm 6 javë pas Super Kupës së Anglisë, Chelsea-Arsenal janë gati për një tjetër duel midis tyre, Community shielld shkoi per Arsenalin pas llotarise se 11 metarshave dhe dy skuadrat londineze tanime jane gati per nje tjeter akt spoektrakoilar ne në kampionat. Ishin “Topcinjtë ” ata që arritën të fitonin përballë “Bluve” ndërkohë këtë herë, të zotët e shtëpisë do të kërkojnë të hakmerren. Chelsea pasi e nisi kampionatin me një humbje përballë Burnley në javën e parë, arriti ti rikthehej rezultateve poztive. Përsa i përket ndeshjes ndaj Arsenalit, tekniku Antonio Conte kërkon nga ekipi i tij të bëj kujdes dhe se nuk i beson aspak zërave se Tocinjtë po kalojnë një moment jo të mirë.
“Nuk i kuptoj zërat që thonë se Arsenali nuk i ka kapacitet për të luftuar në garën për titull kampion. Ata kanë humbur vetëm një futbollist të rëndësishëm dhe kanë në dispozicion shumë të tjerë që janë lojtarë të jashtazkonshëm. Ata janë një skuadër e fortë dhe sigurisht që do të luftojnë për titullin. Ne duhet të bëjmë kujdes dhe të japim më të mirën tonë për të arritur një tjetër fitore në kampionat. Po gëzojmë një formë të mirë dhe besoj që do të bëjmë një paraqitje dinjitoze.”
Ndërsa numri një i stolit të Arsenalit, Arsen Ëenger në daljen e tij para mediave, u mundua ti jepte kurajo skuadrës së tij, duke vënë theksin se asgjë nuk është e pamundur dhe se është misioni i tyre kryesor është të korrin rezultate pozitive përballë katër rivalëve kryesor.
“Në ia dolëm në finalen e Super Kupës të fitonim përballë Chelsea-t dhe sigurisht objektivi është të bëjmë sërish të njëjtën gjë. Nuk është mision i thjeshtë, përballë do të kemi një kunërshtarë të fortë dhe që po kalon një moment të mirë. Duhet të fokusohemi tek loja jonë dhe të tregohemi të kujdeshëm, nëse nuk duam të humbasim.
KOHA JONË SONDAZH

