Chelsea “blindon” Eden Hazard, rinovon deri në vitin 2020

Chelsea blindon sulmuesin belg Eden Hazard. Pas fitores së djeshme ndaj Everton, në Premier League, Blutë e Londrës kanë blinduar kreun e klasifikimit, por edhe një ndër lojtarët kryesorë të ekipit. Hazard, 24-vjeç, ka rinovuar zgjatjen e kontratës deri në vitin 2020, që do të thotë se ai do të luajë me blutë e Londrës edhe për 5 sezone e gjysmë. I transferuar nga Lillë në vitin 2012 për 32 milionë stërlina, Hazard është shndërruar një nga pikat më të fortë të sulmit të Chelseat, me drejtuesit londinezë që nuk u menduan gjatë për t’i ofruar një kontratë re. Hazard pas nënshkrimit të marrëveshjes së re u shpreh se e ka ndier mbështetjen maksimale të klubit, që kur mbërriti në “Stemford Bridge”.  – “Jam bërë pjesë e Chelsea, në vitin 2012 dhe gjithmonë jam ndier mirë, si dhe jam mbështetur nga klubi. Trajneri gjithashtu më ka ndihmuar të përmirësohem edhe më shumë. Gjithmonë jam përpjekur t’iu  jap kënaqësi tifozëve me stilin tim të lojës dhe jam shumë i kënaqur që po vlerësohem për punën time.” I kënaqur me këtë rinovimin e kontratës së Hazard u shfaq edhe trajneri Jose Mourinho, i cili mendon se sulmuesi belg nuk i ka arritur limitet e tij. – “Ai konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në qarkullim. Zhvillimi i tij si futbollist ka qenë fantastik. Ai është ende i ri dhe mund të bëhet më i miri.”  Gjatë eksperiencës së 2 viteve e gjysmë te Chelsea, Eden Hazard ka zhvilluar në total 147 ndeshje dhe ka shënuar 43 gola, ndërsa me kombëtaren belge ka realizuar 6 gola në 53 takime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?