Chelsea dhe Liverpool në paqe, mbyllet në barazim ndeshja e parë
Ndeshja e javës së parë të kampionatit anglez mes Çelsit dhe Liverpulit është mbyllur në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan pjesën e parë, ndërsa gjatë sfidës u mohua një gol dhe një penallti. Supersfida e javës së parë të Premier League, Chelsea–Liverpool është mbyllur në barazim. Dueli i luajtur në “Stamford Bridge” ka prodhuar spektakël, grintë, raste dhe nga një gol në secilën portë.
Ndeshja ishte shumë e fortë, me të kuqtë që gjetën avantazhin në minutën e 18’ me Diaz. Ndërkohë, 10 minuta më pas, Salah shënoi golin e dytë, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Nga Chelsea reaguan shpejt dhe gjetën barazimin në minutën e 37’ me Disasi, francezin që debutoi me gol te “blutë” e Londrës.
Në minutën e 53 të takimit, një rast në zonën e Çelsit ka ngjallur shumë polemika. Pas një krosimi në zonë, Nikolas Xhekson ka tentuar të largojë topin me kokë, por topi shkon në dorën e tij dhe përfundon ngjitur me shtyllën. Futbollistët e Liverpulit kanë kërkuar nga gjyqtari Tejlor që të akordohet penallti, por vetë arbitri nuk ishte i këtij mendimi. Në javën e dytë Chelsi do të ndeshet me West Hemin, ndërsa Liverpul do të ketë përballë Bournemuth.
KOHA JONË SONDAZH

