Chelsea fikson çmimin e Eden Hazard, “buzëqesh” Real Madrid-i

Chelsea ka fiksuar çmimin e Eden Hazard. Futbollisti belg pacarësisht kontratës deri në vitin 2020, është duke menduar që të largohet nga Blutë e Londrës. Sipas “Daily Telegraph”, skuadra angleze ka caktuar çmimin e tij i cili është 100 milionë sterlina ose 112 milionë euro.

Reali e ndjek prej kohësh futbollistin belg, i cili ka refuzuar disa herë rinovimin  me Chelsea-n. Transferimi i Pulisic për 58 milionë euro ishte një sinjal që skuadra angleze ka vendosur tashmë që të heqë dorë nga Hazard.

Drejt largimit është Alvaro Morata, i cili është çështje ore transferimi te Atletico Madrid. Higuain dhe Leandro Paredes, janë dy futbollistët që shumë shpejtë mund t’i shohim tek Chelsea. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?