Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit, vendosin Chalobah dhe Jackson

Chelsea ka arritur të marrë një fitore të pastër 2-0 në derbin londinez ndaj Tottenhamit. Skuadra e Maurizio Pochettinos nuk fitonte prej tre javësh në kampionat, megjithatë ia doli të shënojë nga një gol për çdo pjesë ndaj “Spurs”-ave të Postecoglu.

Blutë e Londrës morën avantazhin në pjesën e parë me golin e Chalobah. Më pas në pjesën e dytë ishte Jackson ai që shënoi edhe golin e dytë për Chelsea-n, ndërsa Tottenhami nuk pati fuqinë e duhur për të reaguar dhe shmangur humbjen në derbi.

Chelsea ngjitet në vendin e 8-të në renditje  me 51 pikë, ndërkohë që Tottenhami mban vendin e pestë me 60 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?