Chelsea fiton duelin ndaj Crystal Palace dhe sfidon Liverpoolin në finale e FA Cup (VIDEO)

Më datë 14 maj, në Wembley do të vendoset në skenë finalja e edicionit të 150-të të FA Cup. Një trofe të cilin në këtë sezon do ta diskutojë Chelsea dhe Liverpool me të kuqtë të cilët triumfuan ndaj Manchester City, ndërsa Chelsea mposhti Crystal Palace.

Blutë e Londrës triumfuan me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa të dy golat erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. Ai që hapi llogaritë ishte Loftus Cheek në minutën e 65-të, me mesfushorin që nuk u mendua dy herë por goditi fort brenda zonës kundërshtare duke mos i lënë mundësi reagimi portierit Butland.

Chelsea ndërkohë do të shënonte dhe golin e sigurisë, me Mason Maunt kombinoi bukur me Werner dhe ndëshkoi Crystal Palace. Blutë e Londrës do të sfidojnë në finale Liverpoolin në Wembley.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?