Chelsea gati të blindojë Hazard, e bën më të paguarin në historinë e Premier League

Chelsea do ta bëjë sulmuesin belg Eden Hazard lojtarin më të paguar të historisë së Premier League, pasi “blutë” e Londrës  kanë gati ofertën e parezistueshme për 26-vjeçarin.

Si dhuratë për Krishtlindje, skuadra londineze do t’i ofrojë talentit belg një kontratë prej 350 mijë stërlinash në javë, si askush tjetër në Premier, duke shpresuar që me këtë shifër ai të qëndrojë përgjithnjë me Chelsea. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Express”, sipas së cilës palët kanë rënë dakord parimisht, por gjithçka do të zyrtarizohet vetëm në fund të këtij viti.

Aktualisht, Hazard përfiton 200 mijë stërlina në javë dhe kontrata e tij me Chelsea skadon në verën e 2020-ës, pra pas 18 muajsh. Por me kontratën e re, sulmuesi do të përfitojë 350 mijë stërlina, një shumë që është gati dy herë më e lartë se ajo aktuale

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?