Chelsea-Liverpool/ S’ka fitues në super ndeshjen e javës së parë të Premier League (VIDEO)

Chelsea dhe Liverpooli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në super ndeshjen e javës së parë të Premier League. Në “Stamford Bridge” ndeshja nisi më mirë për ekipin e Klopp që gjeti avantazhin në minutën e 18-të.

Pas një aksioni spektakolar, Salah shërben në zonë për Luis Diaz, i cili me një prekje të lehtë e devijon “sferën” në kuadrat. Chelsea zgjohet dhe më kalimin e minutave fiton më shumë terren.

Në minutën e 37-të, pas një rrëmuje në zonën e Liverpoolit, është Axel Disasi që tregohet i vëmendshëm duke mposhtur portierin Alisson. Pjesa e parë u mbyll më këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e së dytës Blutë e Londrës janë më dominues në lojë dhe në raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat shtesë të ndeshjes, të dyja ekipet kishin nga një mundësi të artë shënimi me Nunez dhe Mudryk. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?