Chelsea mund me lehtësi Newcastle dhe merr kreun e renditjes (VIDEO)

Chelsea vijon formën fantastike në Premier League. Skuadra e Lampard fitoi me lehtësi 2-0 në transfertën ndaj Newcastle. Blutë e Londrës do të zhbllokonin ndeshjen në minutën e 10-të, pas një autogoli të shënuar nga Fernandes, i cili ishte nën presion nga Chillwell. Chelsea shtoi aksionet sulmuese edhe në fraksionin e dytë, teksa do të shënonte edhe golin e dytë.

Në minutën e 65-të, Timo Werner dhuroi spektakël me një aksion personal, shërbeu për Abraham, i cili e pati të thjeshtë që ta dërgonte topin në rrjetë. Me këtë fitore Blutë e Londrës ngjiten përkohësisht në krye të renditjes me 18 pikë, po aq sa Leicester, që ka një ndeshje me shumë për të zhvilluar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?