Chelsea rinovon me Alonson edhe për 5 vite të tjera

Chelsea blindon Marcos Alonson. Mbrojtësi spanjoll ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Blutë e Londrës deri në vitin 2023 duke firmosur edhe për 5 vite të tjera. Alonso është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën e Sarrit dhe është një lojtar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Që prej vitit 2016-të kur la Fiorentinën për t’u transferuar te Chelsea, lojtari i përfaqësueses spanjolle ka qenë një titullar fiks te londinezët edhe gjatë 2 sezoneve që skuadra drejtohet nga Antonio Conte. Deri tani me Blutë e Londrës ai ka zhvilluar në total 92 ndeshje duke realizuar dhe 15 gola si për tua bërë të qartë të gjithëve se e njeh shumë mirë portën.

“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu më gjatë dhe do të luaj për një nga ekipet më të mira në botë. Kanë qenë dy sezone shumë të mira dhe po pres edhe më shumë”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?