Chelsea synon Dzeko nga Roma, ofron 55 milion euro

Afrimi i Alvaro Moratës për 85 milion euro duhet të kishte zgjidhur problemet e sulmit tek Chelsea, dicka e tillë nuk ndodhi dhe klubi londinez ka dalë sërish në dritaren e merkatos për të peshkuar një tjetër qëndërsulmues.

Duke iu referuar mediave italiane “the blues” e kanë kthyer “shënjestrën” nga Edin Dzeko. Klubi nga kryeqyteti i Anglisë po përpilon ofertën zyrtare. 55 milion euro plus huazimin e Mithcy Batshuay-t, për të drejtat e boshnjakut dhe Emerson Palmierit.

Boshnjaku është kthyer në pikë referimi tek verdhekuqtë dhe koha kur dështonte sistematikisht tek Roma është një kujtim i largët. Drejtuesit e kampionëve të Anglisë e kanë 31 vjeçarin në majën e listës së dëshirave jo vetëm për aftësitë që disponon përpara portës, por edhe për faktin se sulmuesi e njeh mirë Premier League duke qenë se është aktivizuar tek Manchester City nga viti 2011 deri në 2016-ën. Megjithatë për momentin duket se Roma nuk është gati të pranojë një ofertë nën 65 milion euro për dy lojtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea, që në këtë sezon ka qenë deri më tani larg pritshmërive në kampionat duke pasur një diferencë prej 15 pikësh me kryesuesit e Manchester City, i ka kthyer sytë nga “supermarket” i Romës duke qenë se më parë tentoi të afronte edhe Radja Nainggolan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?