Cikalleshi në super formë, shënon tjetër gol te Konyaspor në Turqi (VIDEO)

Sokol Cikalleshi konfirmon formën fantastike që po kalon në Turqi. Sulmuesi i kombëtares gjeti golin me fanellën e Konyaspor në ndeshjen që këta të fundit po luajnë për llogari të kampionatit turk ndaj Basaksehir në transfertë.

33-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 53-të teksa lëshoi një diagonale të fortë tokazi, me portierin kundërshtar që nuk mundi të bënte asgjë për të evituar golin.

Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa sulmuesi shkon në kuotën e tre golave në katër ndeshje në elitën turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një lajm fantastik për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho në prag të dy ndeshjeve të kombëtares ndaj Çekisë në transfertë dhe Polonisë në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?