Cikalleshi gjen rrugën e rrjetës në Turqi, por ekipi i tij humbet (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi, duke realizuar për Konyasporin ndaj ish-skuadrës së Goztepe, por sërish ka dalë e mundur 2-3.

Pas një krosimi perfekt të Zymer Bytyqit nga goditja e këndit, Cikalleshi kërcen bukur me kokë dhe e dërgon atë në fundin e rrjetës, për të shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Cikalleshi rikthehet kështu te goli në kampionat, i cili mungonte prej një kohe të gjatë, edhe për shkak të  dëmtimeve të pësuar nga lojtari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?