City bën gati 81 milionë euro për të transferuar ish-lojtarin e Milanit
Manchester City do të bëjë të tjera investime të mëdha në merkato. Synimi i radhës është Lucas Paqueta, ish-lojtarin e Milanit. Braziliani u transferua gjatë verës së kaluar nga Lyoni tek Ëest Hami për 43 mln euro.
25-vjeçari zhvilloi 41 ndeshje, shënoi 5 gola, dhuroi 7 asiste dhe fitoi Conference League me skuadrën londineze. Manchester City ka përgatitur një ofertë prej 81 milionë eurosh për kartonin e lojtarit brazilian.
Paqueta zbarkoi në futbollin europian në janarin e vitit 2019, kur u transferua nga Flamengo te Milani. 23.5 mln euro e shiti klubi italian te francezët e Lyonit në shtatorin e vitit 2020.
KOHA JONË SONDAZH

