City fiton me një gol të Sterling ndaj Southampton (VIDEO)

Manchester City rikthehet te fitoret në Premier League pas dy barazimeve radhazi. Skuadra e Guardiolës fitoi 1-0 me vështirësi në transfertën ndaj Southampton.

“Qytetarët” ju falën një goli të Sterling në minutën e 16-të, teksa sulmuesi anglez konkretizoi mjaft mirë një aksion të De Bruyne nga krahu i djathtë.

Vendasit u munduan të reagonin, por pa mundur që të gjenin golin e barazimit. City me këtë fitore ngjitet në kuotën e 23 pikëve, 8 më pak se Liverpooli kryesues. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?