City fiton me “poker” ndaj Arsenalit dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës (VIDEO)
Nuk ka fund kriza e Arsenalit. Citizens triumfuan 1-4 në “Emirates” në sfidën çerekfinale të Kupës së Ligës, duke i nxjerrë jashtë shinave “Topçinjtë” në kompeticionin ku kishin ndoshta më shumë shanse për të triumfuar.
Një ndeshje që pati rivalitet vetëm gjatë pjesës së parë, që u mbyll 1-1. Golit të City-t, i shënuar nga Gabriel Jesus që në minutën e 3-të, iu përgjigj Lacazette sapo kaloi gjysmë ore loje.
Arsenali u shthur në fraksionin e dytë, tek City shënoi tri herë radhazi me Mahrez, Foden dhe Laporte, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.
KOHA JONË SONDAZH

