FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City fiton me “poker” ndaj Liverpoolit, Alisson “lë nam” me dy gafa (VIDEO)

Manchester City hedh një tjetër hap drejt titullit kampion në Premier League. Skuadra e Guardiolës fitoi 4-1 ndaj Liverpoolit, teksa tashmë mban vendin e parë me 50 pikë, 5 më shumë se United.

Në fraksionin e parë, Gundogan humbi një penallti në minutën e 37-të, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Fillimi i pjesës së dytë, Gundogan finalizoi një aksion fantastik, duke e pasur të thjeshtë shënimin e golit. Liverpooli reagoi shpejt duke barazuar në minutën e 63-të me Salah, i cili konkretizoi një penallti të fituar nga vetë nga egjiptiani.

City u hedh sërish në sulm në kërkim të golit të avantazhit, të cilin do ta gjente shpesh në minutën e 73-të, duke përfituar nga një gabim i Alisson. Portieri i “The Reds” përsëriti gabimin edhe tri minuta më pas, por këtë herë do të realizonte Sterling. Në fundin e ndeshjes, talenti Foden fundosi Liverpoolin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?