City godet sërish në merkato, transferon yllin e Wolves për 53 milionë paund
Manchester City ka arritur një marrëveshje zyrtare me Wolves për të nënshkruar me mesfushorin Matheus Nunes për 53 milionë milionë paund. Marrëveshja përfshin një klauzolë shitjeje prej 10% për Wolves nga çdo fitim që City do të ketë nga 25-vjeçari në të ardhmen.
Nunes tashmë ka marrë lejen për të kryer testet mjekësore në Manchester. Ai ka munguar në stërvitje kohët e fundit pasi e bëri të qartë se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës.
Wolves ndërkohë do të marrë një nga talentet e Coty-it, Tommy Doyle në huazim, me opsionin e transferimit për 4.3 milion £. Sa i përket Coty-it, ardhja e Nunes shihet si e nevojshme pas dëmtimit të De Bruyne, që do të mbetet gjatë jashtë fushave, ndërkohë që Paqueta, që ishte i pari në listë për ta zëvendësuar, por ai po hetohet nga drejtësia britanike për baste. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

