City i Guardiolës zhgënjen sërish, ndalet edhe nga Leeds (VIDEO)

Manchester City bën ndalesën e dytë radhazi në Premier League. Pas humbjes së thellë 5-2 ndaj Leicester, skuadra e Guardiolës u ndal në barazim 1-1 ndaj Leeds United.

Sterling zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 17-të pas një aksioni fantastik në hyrje të zonës. “Qytetarët” shpërdoruan raste të shumta për të gjetur golin e dytë në 45 minutat e para, po fati nuk ishte me ta.

Në fillimin e pjesës së dytë, Leeds United përfitoi nga një gabim i portierit Ederson, teksa Rodrigo ishte në vendin dhe në kohën e duhur për ta shtyrë “sferën” në rrjetë. City u hodh në sulm në krkim të një goli tjetër, por rrezikuan që të pësonin nëse vendasit nuk do të godisnin shtyllën /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?