FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City ka nisur të mendojë edhe për merkaton, Anderson qëndron në krye të dëshirave

Manchester City po përgatit një tjetër verë ndryshimesh dhe ka vendosur fokusin te përforcimi i mesfushës. Sipas raportimeve nga mediat britanike, emri kryesor në listën e “qytetarëve” është Elliot Anderson, aktualisht pjesë e Nottingham Forest.

Mesfushori i lindur në vitin 2002, i transferuar nga Neëcastle United në verën e vitit 2024 për rreth 35 milionë paund, ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha si Manchester United dhe Arsenal. Megjithatë, sinjalet aktuale e vendosin skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola në pozicion të favorshëm për të siguruar shërbimet e tij.

Në “Etihad”, Anderson shihet si pjesë e menjëhershme e një reparti që pritet të ndryshojë ndjeshëm. Klubi duhet të përballet me pasiguritë që lidhen me të ardhmen e Mateo Kovačić dhe Nico González, ndërsa largimi i Bernardo Silva duket tashmë i programuar. Paralelisht, drejtuesit po punojnë për të mbajtur në skuadër Rodri, i cili është në radarët e Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por lëvizjet e City-t nuk ndalen vetëm te mesfusha. Në listën e objektivave figurojnë edhe Yan Diomande i Leipzig, Eli Junior Kroupi i Bournemouth, si dhe talenti i krahut të djathtë të mbrojtjes Givairo Read nga Feyenoord.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?