City mund me lehtësi Huddersfield, mbetet katër pikë larg Liverpool-it (VIDEO)

Manchester City ka bërë detyrën në javën e 23-të, duke fituar me lehtësi 3-0 në transfertën ndaj Huddersfield. Skuadra e Pep Guardiolës, vuajti disi në fraksionin e parë, pasi vendasit ishin mbyllur mjaft mirë në mbrojtje. Për të zhbllokuar ndeshjen mendoi Danilo në minutën e 18-të me një goditje potente nga distanca.

Në fraksionin e dytë “qytetarët” marrin kontrollin e lojës duke shënuar një tjetër gol me Sterling, edhe pse Sane, që i shërbeu në zonë isht në pozicion jashtë loje.

Mesfushori gjerman 2 minuta më pas realizoi edhe golin e tretë. City me këtë sukses ngjitet në kuotën e 56 pikëve, 4 më pak se Liverpooli kryesues. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?